Shtohen virozat te fëmijët, 250 raste çdo ditë në urgjencë

28 Qershor 2022 | 16:10

Çdo ditë rreth 250 fëmijë paraqiten në Urgjencën Pediatrike. Të vegjlit janë kryesisht me temperaturë, kollë, dhimbje fyti, apo diarre.

Ndryshe nga muajt shkurt-mars ku kishte rreth 140 urgjenca në ditë, me rritjen e temperaturave, këtë muaj ka një fluks të dukshëm.

Virozat stinore po prekin kryesisht fëmijët e moshës 3- 7 vjeç dhe më pak të rriturit.

“Ka një shtim të rasteve dhe prej një periudhe gati një mujore vërehet një rritje e vizitave,në pjesën më të madhe te fëmijët. Shenja tipike është temperatura e lartë”, thotë mjekja pediatre, Sonila Brati.

Përveç infeksioneve virale, këtë muaj ka një shtim edhe të prekurve me Covid-19.

“Fundi i korrikut pritet të jetë piku me raste Covid-19, për aq kohë sa do shtohen grumbullimet”, sipas Bratit.

Në të tilla kushte, mjekët këshillojnë të shmangen sa më shumë ambientet me shumë njerëz dhe me temperaturë të lartë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026