Dialogu në SHBA, sociologu Besnik Pula: Unë e shoh Serbinë si përfituese nga ky proces
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është vënë në qendër të vëmendjes nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.
Ftesa e të dërguarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Richard Grenell për takimin e 27 qershorit është pritur pozitivisht nga pala kosovare, e cila ka shprehur gatishmërinë për të vijuar këtë proces deri në gjetjen e zgjidhjes finale që është “njohja e ndërsjellë mes dy vendeve”.
Për këtë proces është angazhuar fuqimisht edhe Bashkimi Europian, i cili ka dërguar në Prishtinë përfaqësuesin e tij për dialogun Miroslav Lajçak. Ky i fundit është takuar me krerët më të lartë të shtetit, përfshirë dhe drejtuesit e partive politike.
Besnik Pula, sociolog dhe profesor në “Virginia University” tha në Euronews Albania se kjo marrëveshje pritet t’i ngjasojë dy marrëveshjeve të arritura në muajin janar për transportin ajror dhe hekurudhor, të cilat u bënë në mënyrë të beftë. Ai thotë se kjo thirrje e SHBA-së drejtuar Kosvës dhe Serbisë tregon se palët gjatë kësaj kohe kanë pasur negociata mes tyre.
“Kjo është shenjë e moskoordinimi i cili është aktiv mes Uashingtonit dhe Brukselit në lidhje me dialogun Kosovës-Serbia. Kemi dy paralele tani. Kjo u dëshmua edhe nga intervista e Lajcak dje në Prishtinë, i cili kur u pyet për takimin që do të mbahet në Uashingotn deklaroi se nuk ka as ftesa dhe nuk është iu njoftuar për detajet.
Është pak e habitshme edhe pritja që një marrëveshje do të negociohet dhe do të përfundohet brenda ditës në shtëpinë e bardhë, kjo nënkupton se gjatë kësaj kohë ka pasur negociata, ka pasur diskutime mes palëve. Unë dyshoj se do të jemi në një situatë si në janar, kur Grenell bashkë me presidentin Thaçi dhe presidentin Vuiciç prezantoi dy marrëveshje për transport, një për transportin ajror dhe një për transportin hekurudhor, për të cilat nuk ishte askush në dijeni dhe aty nuk ishin të pranishëm as përfaqësuesit e BE. Mendoj se ky është formati që do ta shohim të përsëritur në Uashington”, tha ai.
Ne do të ballafaqohemi me një befasi për një marrëveshje se çfarë do të përmbajë dhe çfarë pasojash do të ketë. Procesi në Uashingotn do të përfundojë me ose pa BE. Është i paqartë se cili do të jetë roli i BE në atë takim”, tha ai.
Profesori shton se nga kjo marrëveshje pritet të përfitojë më shumë Serbia, ndërsa shprehet skeptik për njohjen reciproke.
“Është i mirëpritur angazhimi i SHBA në dialogun Kosovë-Serbi, dhe kjo nuk vihet në diskutim. Ajo që vihet në diskutim është qasje e ndjekur, e cila është e fokusuar në arritjen e një marrëveshje, pavarësisht përmbajtjes. Për këtë arsye, nuk e dimë se cilat janë as përfituesit dhe as humbjet e mundshme. Unë e shoh si përfituese nga ky proces Serbinë. Edhe nëse nuk përfiton ndonjë gjë në aspektin territorial, Serbia do të ketë një marrëveshje me të cilën shkon në Bruksel dhe të thotë e bëmë një marrëveshje me Kosovën, përmirësuam raportet dhe tani më hapni derën për t’u anëtarësuar në BE”, shtoi ai.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta