Kurti: Nuk i takon Kosovës të bëjë diçka shtesë për liberalizimin e vizave
Kryeministri Albin Kurti deklaroi këtë të martë se nuk i takon Kosovës të bëjë diçka shtesë për liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian, pasi kriteret janë plotësuar.
Ai tha se nuk është në dijeni për një udhërrëfyes të ri, sipas së cilës Kosovës i shtoheshin kritere të tjera për këtë proces.
“Nuk jam në dijeni që ka kurrfarë kriteresh shtesë apo udhërrëfyes të ri. Ne kemi plotësuar 95 kritere para shumë vitesh, që është shumëfishi i kritereve që kanë vendet fqinje.Dhe gjithashtu në të njëjtën kohë është jo vetëm Parlamenti Evropian por edhe Komisioni Evropian, i cili para katër vjetësh ka rekomanduar për herë të dytë heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Dhe besoj që nuk është në anën e Kosovës të bëjë diçka shtesë sa i përket kritereve”, theksoi Kurti.
Kreu i qeverisë së Kosovës bëri me dije se brenda 48 orëve, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla do të jetë në takim në Bruksel me komisionaren e BE-së për Çështje të Brendshme, për të diskutuar në raport me liberalizimin e vizave.
Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor ku qytetarët nuk gëzojnë liberalizim vizash me vendet e BE-së.
Qeveria e Kosovës thotë se ka plotësuar çdo kriter që i ka vendosur Unioni. Megjithatë, procesi është penguar vazhdimisht nga disa shtete anëtare të BE-së, sidomos Franca, e cila shpreh rezerva për lëvizjen e lirë të shtetasve të Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut