Lajçak mbyll sot vizitën në Kosovë

29 Qershor 2022 | 08:45

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimi Evropian për dialogun Beograd – Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, sot do të mbyllë vizitën e tij treditore në Kosovë.

Mëngjesin e sotëm do të mbahet një konferencë për media në prag të largimit të tij.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Lajçak ka takuar kryeministrin Albin Kurti si dhe liderët e partive opozitare parlamentare në selitë e tyre respektive.

Megjithatë, para se të lërë përfundimisht Kosovën, Lajçak do të ndalet edhe në pjesën veriore të vendit.

Zyra e Bashkimit Evropian, por edhe ajo e Lajçak, janë rezervuar për të treguar agjendën e vizitës atje.

Në qendër të vizitës së tij ishte padyshim dialogu por edhe çështja e mbi 1600 personave të pagjetur nga lufta e fundit.

Për këtë të fundit, pati një vizitë në muzeun e fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur në luftë, zhvilloi një takim në Qendrën Burimore për Persona të Zhdukur si dhe mori pjesë në shfaqjen e një filmi që tregon historitë e personave të pagjetur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026