Sa mund të mbajë Shqipëria nga COVID-19? Eugena Tomini jep shifrat: Kapacitetet shëndetësore janë në alert

17 Qershor 2020 | 18:18

Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit  Publik, Eugena Tomini tha në Euronews Albania se pavarësisht luhatjeve të rasteve me COVID-19, strukturat shëndetësore po bëjnë maksimumin për të mbajtur situatën nën kontroll.

“Kemi një ulje nga 24 orëshi i fundit, por duhet thënë se hetimi epidemiologjik vijon. Fazat e lehtësimit të masave, ka bërë që të kemi kontakte më të shumta. Shpresojmë se kjo situatë të monitorohet dhe të shkohet drejt uljes”, tha ajo.

Por a rrezikon Shqipëria të shkojë drejt mbylljes duke parë trendin e personave të infektuar me coronavirus, znj. Tomini u shpreh se ky vendim do të aplikohet bazuar në disa kritere.

“Pavarësisht se janë tre indikatorët kryesorë që janë vlerësuar dhe monitorohen çdo dy javë, Komiteti Teknik po vlerëson trendin e rasteve të reja në 24 orë, por ndërkohë një mesatare ditore e vlerësuar  në fund të dy javëve do të bëjë edhe vlerësimin nëse do të kemi një kthim prapa.

Është shumë e rëndësishme që të kuptojmë impaktin që pati karantina. Duhet të ndërgjegjësohemi dhe t’i respektojmë masat për të mos u kthyer pas. Shpresojmë që mos të kemi kthim pas nëse do të kemi bashkëpunim me popullatën”, tha ajo.

Specialistja e Epidemiologjisë tha se Shqipëria zotëron rreth 550 shtretër, që mund të përdoren në rast nevoje për pacientët që kërkojnë trajtim spitalor.

Drejtorja e lajmeve në Euronews Albania, Ilva Tare pyeti znj. Tomini se cili është pragu maksimal i të shtruarve në terapi intensive, që mund të përballojë pa vështirësi sistemin ynë shëndetësor, ajo dha këtë përgjigje:

“Kapacitetet shëndetësore aktualisht janë në alert, ne kemi rreth 550 shtretër sa i takon kapaciteteve për COVID-19. Këto janë mbështetje sa i takon asistencës së personave që do të kërkojnë trajtim spitalor. Janë shtuar respiratorët, të cilat janë në ndihmë të personave që do të kërkojnë oksigjeno-terapi apo trajtim reanimator. Intervali i personave që duhet të jenë në terapi intensive është nga 20-25 persona. Nuk janë vetëm kriteret e rritjes së rasteve, por varet edhe nga kapacitetet shëndetësore për të përballuar fluksin”, tha ajo. 

Teksa foli për rastin e mbylljes së kopshtit në Tiranë pasi një edukatore o diagnostikua me COVID-19, Tomini u shpreh se fatmirësisht nuk janë konfirmuar fëmijë të prekur.

“Jo nuk ka pasur raste të infektuarish tek fëmijët. Janë marrë masat në kohë dhe ndërkohë personat e tjerë që kanë qenë persona të kontaktit janë në karantinë. Situata po monitorohet”, theksoi ajo.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021