Milan vijon partneritetin me ‘Puma’

29 Qershor 2022 | 13:20

Kampioni italian, AC Milan ka njoftuar sot për një zgjatje afatgjatë të partneritetit të tyre me brendin sportiv “Puma”.

“Puma” ka qenë prodhuesi i fanellave të Milanit që nga viti 2018, ku edhe klubi kishte përuruar “Puma House of Football” si një qendër stërvitore për të ndihmuar brezat e ardhshëm në klub.

Me këtë rast, drejtori ekzekutiv i Milanit, Ivan Gazidis, u shpreh tejet i kënaqur ndërsa tregoi që ky kapitull i ri do të fokusohet në zhvillimin e futbollit të femrave.

“Ne jemi jashtëzakonisht krenarë që vazhdojmë këtë rrugëtim me partnerin tonë të vjetër ‘Puma’, partneri ynë kryesor që nga viti 2018. Me kalimin e viteve, puna krah për krah me ‘Puma’ na ka lejuar të ndërtojmë një partneritet solid dhe autentik të bazuar në performancën, kulturën e futbollit dhe vlerat e përbashkëta, gjithmonë me një qëndrim progresi”, tha Gazidis.

Para partneritetit të tyre me “Puma”, Milan kishte përdorur “Adidas” si prodhuesin e fanellave të tyre nga viti 1998 deri në vitin 2018.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026