Çmimet ulin kursimet në banka, 20 mln € më pak depozita nga shkurti
Rritja e çmimeve ka zbrazur llogaritë bankare të qytetarëve.
Që prej muajit shkurt të këtij viti dhe deri në fund të majit, depozitat e rezidentëve janë tkurrur me 20 milionë euro.
Kjo tendencë ndodh për herë të parë në 5 vitet e fundit, pas një prirje të gjatë kursimi që patën individët gjatë pandemisë.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, rënia më e madhe ka ndodhur për kursimet në monedhën vendase.
Qytetarët kanë ulur kursimet në lekë, dhe kanë mbajtur të paprekura depozitat në valutë.
Krahasuar me llogaritë në lekë, depozitat e individëve në euro janë 650 milionë euro më të larta.
Edhe korporatat janë pozicionuar te monedha euro. Llogaritë në monedhën europiane janë shtuar që prej nisjes së luftës në Ukrainë dhe është ulur likuiditeti në monedhën vendase.
Totali i depozitave në banka arriti vlerën e 10.23 miliardë eurove, 50 milionë euro më pak krahasuar me janarin e këtij viti.
LEXONI GJITHASHTU:
- 7 banka risk të lartë për pastrim parash, njëra transferoi paratë e politikanit
- Banka Botërore kritika qeverisë për PPP-të
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset