NATO fton zyrtarisht për anëtarësim Suedinë dhe Finlandën

29 Qershor 2022 | 16:10

NATO ka ftuar zyrtarisht Suedinë dhe Finlandën këtë të mërkurë, për t’u bashkuar me aleancën ushtarake.

Zgjerimi i aleancës me te dyja vendet skandinave, konsiderohet historik dhe zvogëlon drejtpërdrejt synimet e presidentit rus Vladimir Putin, ndërsa lufta e tij Ukrainë vijon ende, shkruan CNN.

“Aderimi i Finlandës dhe Suedisë do t’i bëjë ato më të sigurta, NATO-n më të fortë dhe zonën euro-atlantike më të sigurt. Siguria e Finlandës dhe Suedisë ka një rëndësi të drejtpërdrejtë për Aleancën, përfshirë gjatë procesit të pranimit,” thuhej në deklaratë.

Tanimë, vendimi do të shkojë në parlamentet dhe legjislaturat e 30 vendeve anëtare për ratifikim përfundimtar.

Udhëheqësit e NATO-s thanë se prisnin që procesi të ecë shpejt, duke lejuar një pranim të paprecedentë, për të treguar unitet kundër presidentit Putin.

Zyrtarizimi i ftesave vjen pas zgjidhjes diplomatike të arritur ndërmjet Suedisë dhe Finlandës me Turqinë, pasi kjo e fundit refuzonte anëtarësimin e tyre, me arsyetimin se në vendet skandinave strehoheshin anëtarë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe nga lëvizja e Fethullah Gulen.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026