Epidemiologu: Nuk duhet të gëzohemi nga rënia e djeshme, presim të kemi shtim të rasteve me COVID-19
50 raste të reja me COVID-19 janë identifikuar dje, ndërsa një 82-vjeçare ka ndërruar jetë prej COVID-19 në spitalin infektiv.
Mjeku epidemiolog nga Instituti i Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku tha për Euronews Albania se numri i rasteve me COVID-19 në vendin tonë, pavarësisht një uljeje të vogël ditën e djeshme, mund të rritet sërish, pasi siç shpjegoi ai, nga shumë informacione ke shumë njerëz që kanë shfaqur shenja.
I pyetur lidhur me medikamentit ‘Deksametazon’, i cili ditët e fundit ka marrë dritën jeshile për t’u përdorur në trajtimin e coronavirus, epidemiologu shpjegoi se një medikament i tillë, i cili përdoret gjerësisht në mjekësi, ka efekti shumë të mirë për pacientët që janë në terapi intensive dhe të intubuar, por nuk rekomandohet në të njëjtën formë tek pacientë pozitiv me COVID-19 por që nuk kanë shenja klinike për shkak se ndikon në uljen e imunitetit.
“Është një preparat që përdoret prej shumë vitesh, është shumë i njohur nga mjekët. S’mund të them se tek ne është përdorur 100 për qind për coronavirusin.
Ajo që na jep krahë është se tashmë ai ka marrë vulën dhe ndihmon sidomos ata që janë në terapi dhe të intubuar, aty janë rezultatet më spektakolare dhe shpresëdhënëse.
Është një preparat që përdoret në reanimacion, aty ku jeta dhe vdekja janë shumë afër. Në rastet e tjera me COVID-pozitiv në gjendje të moderuar, nuk këshillohet. Është një medikament që përdoret gjerësisht edhe për sëmundje të tjera”, tha mjeku Ulqinaku.
Ai sqaroi se virusi i prek njësoj të gjitha moshat, edhe fëmijët, të cilët infektohen po njësoj dhe infektojnë të tjerët, por në përgjithësi nuk shfaqin shenja klinike. Sipas epidemiologut, fokusi në javët e ardhshme do të jetë që ambientet spitalore të bëhen sa më të sigurta.
“Risku është shumë i lartë si për qytetarët edhe për bluzat e bardha. Numri mund të ketë edhe rritje, pasi nga shumë informacione kemi një situatë shumë të ndjeshme, me shumë njerëz që kanë shfaqur shenja”, përfundoi mjeku.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta