Dita e fundit e samitit të NATO-s, publikohet koncepti strategjik i aleancës

30 Qershor 2022 | 08:00

Përpara ditës së fundit të samitit, liderët e Natos vizituan muzeun Prado në Madrid. Ata tashmë ftuan zyrtarisht Suedinë dhe Finlandën që të jenë pjesë e Aleancës si dhe u zotuan për një rishikim më të gjerë të misionit ushtarak të NATO-s.

“Liderët miratuan  konceptin e ri strategjik të NATO-s, dhe ai sapo është  publikuar.  Ky është koncepti i ri strategjik. Një i ngjashëm u ra  dakord në vitin 2010. Por ky koncept është shumë ndryshe në krahasim me të vjetrin. Ai  bën të qartë se Rusia përbën kërcënimin më të rëndësishëm dhe të drejtpërdrejtë për sigurinë tonë,” – u shpreh kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Së bashku me premtimin për mbështetje  më të madhe për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë “për aq kohë sa duhet”, NATO po forcon krahun e saj lindor, duke transformuar Forcën e Reagimit , edhe SHBA ka rënë dakord  të shtojë praninë e saj ushtarake në Evropë.

Ndërsa Liderët e Suedisë, Finlandës, Norvegjisë dhe Danimarkës kanë  nisur të reflektojnë mbi pamjen e re të NATO-s,  të bllokut nordik.

“Duhet të kemi parasysh se Finlanda, gjatë dekadave dhe veçanërisht gjatë dekadës së fundit, ka krijuar  bashkëpunim, partneritet të zgjeruar me NATO-n, bashkëpunim dypalësh me SHBA-në, me Britaninë e Madhe,” – tha Sauli Niinisto, president i Finlandës.

Vendet partnere të NATO-s s– Australia, Zelanda e Re, Japonia dhe Koreja Jugore – marrin po ashtu pjesë në samit. Aksioni i Rusisë dominoi diskutimet në Madrid por Aleanca u përqëndrua edhe në të tjera çështje sikundër janë sfidat e vazhdueshme që vijnë nga Kina.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026