Ministri i Jashtëm rus viziton Beogradin, temë diskutimi dialogu Kosovë-Serbi, zgjedhjet dhe samiti i paqes në Uashington

18 Qershor 2020 | 12:49

Në Serbi është koha e zgjedhjeve por vëmendja është rrëmbyer nga partitë e mëdha. Vetëm pak ditë para datës së votimit, ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov  viziton të enjten Beogradin.

Një vizitë e tillë vjen në kohën kur udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës kanë rënë dakord për t’u takuar në Shtëpinë e Bardhë kjo për të diskutuar për raportet mes tyre dhe mundësinë e vendosjes së paqes.

“Padyshim ne nuk jemi  në një garë të madhe pushteti. Për Shtetet e Bashkuara, Evropa Juglindore është një hapësirë unike strategjike,” – shprehet Jelena Milić, drejtoreshë e Qendrës për Studimet Euroatlantike.

Ftesa nga Uashingtoni ka nxitur më tej edhe diplomacinë në Bruksel.

Për gati një dekadë, Bashkimi Evropian ka qenë në krye të një dialogu për të normalizuar marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit. Bisedimet e BE-së rifilluan pasi Kosova kohët e fundit largoi sanksionet tregtare ndaj Serbisë, dhe Beogradi, nga ana tjetër, ra dakord të ndalojë fushatën kundër njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

“BE ka mënjanuar veten. Ka një konkurrencë të madhe të pushtetit dhe një lloj gare midis aleatëve , midis BE dhe administratës aktuale të SHBA-ve. Këtë herë shpresoj që NATO do ta zgjidhë çështjen, në mënyrë paqësore,” – shtoi më tej Milić.

Në vitin 1999,  me një fushatë bombardimesh kundër Serbisë NATO i dha fund konfliktit në Kosovë. Tani, dy dekada më vonë, Shtetet e Bashkuara – kontribuuesit më të mëdhenj të NATO-s – përpiqen të nënshkruajnë një marrëveshje të mundshme paqeje.

Dyqind milionë dollarë kredi dhe mundësia që trupat amerikane pjesë e KFOR-it dhe NATO-s të mund të largohen nga Kosova kanë shkaktuar reagimin e NATO-s.

“Kam besim se aleatët e NATO-s do të qëndrojnë të përkushtuar ndaj misionit të KFOR-it. Në të njëjtën kohë, do të mbështesim fuqimisht përpjekjet për të rivendosur dialogun Prishtinë-Beograd,” – thotë Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut.

“Në Kosovë Presidenti ka mirëpritur iniciativën amerikane për të nisur bisedimet për paqe. Ndërkohë, Presidenti serb ka thënë se çështja e njohjes së Kosovës nuk do të jetë në tryezë gjatë samitit të paqes në Shtëpinë e Bardhë,” – raporton Jorgen Samso, korrespondent i Euronews.

 

Lexoni gjithashtu:

Avdullah Hoti: Në procesin e dialogut Kosova përfaqësohet nga kryeministri i vendit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026