Suedia dhe Finlanda do nënshkruajnë protokollin e anëtarësimit më 5 korrik

30 Qershor 2022 | 16:47

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se Suedia dhe Finlanda do nënshkruajnë protokollin e anëtarësimit të martën, më 5 korrik.

Deklaratën, Stoltenberg e dha në konferencën për shtyp, pas përfundimit të punimeve të Samitit të NATO-s në Madrid, shkruan France 24.

Protokolli i pranimit duhet të ratifikohet më pas nga parlamentet e 30 vendeve aleate për të lejuar që të dy vendet të bëhen pjesë e NATO-s dhe të përfitojnë nga klauzola e mbrojtjes kolektive të aleancës.

Një ditë më parë, Stoltenberg tha se Aleanca po hyn në një epokë të re me marrëveshjen që i lejon Suedisë dhe Finlandës të aderojnë në të.

Marrëveshja erdhi pas bisedimeve me Turqinë, e cila kishte kundërshtuar anëtarësimin e vendeve nordike me argumentin se mbështesnin separatistët kurdë.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO, pas agresionit rus në Ukrainë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026