Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë zgjidh përplasjet mbi kompetencat: Shqyrtuam 180 çështje emergjente

18 Qershor 2020 | 13:22

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka gjykuar në dhomën e këshillimit çështje, të cilat për shkak të natyrës dhe karakterit të tyre përbënin një emergjencë për aktivitetin gjyqësor në vendin tonë.

Me anë të një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë thekson se çështjet e trajtuara janë të natyrave të ndryshme, mes tyre dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve për kompetencat ndërmjet gjykatave në Shqipëri. 

“ Në çështjet e shqyrtuara përfshihen zgjidhja e mosmarrëveshjeve për kompetencë ndërmjet gjykatave, rekurset lidhur me masat e sigurimit, lidhur me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, ekstradimet, kërkesat për përjashtime të gjyqtarëve”, thuhet në njoftim.

Ky kolegj thekson se pavarësisht përbërjes jo të plotë ka shqyrtuar 180 çështje, të cilat sipas saj janë cilësuar si emergjente.

“Megjithëse me përbërje jo të plotë, por duke alternuar punën edhe me gjyqtarët e dy kolegjeve të tjera, atij civil dhe administrativ, kolegji penal deri tani ka shqyrtuar të gjitha çështjet emergjente të mbetura pezull, (180 çështje) duke bërë që gjykimi i tyre të kthehet në normalitet, në respektim të afateve të ligjit procedural penal’, thuhet në njoftim.

Mes tjerash, ky kolegj nënvizon se ka organizuar punën për fillimin e shqyrtimit të çështjeve të themelit të cilat, për shkaqe tashmë të njohura, kanë mbetur ende pa u gjykuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026