Deputeti nxjerr videon e autorëve të dyshuar në atentatin e Arjan Ndojës, Lleshaj: Është kompetencë e prokurorisë
Gjatë seancës së sotme parlamentare, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ishte thirrur në interpelancë për gjendjen e kriminalitetit në vend.
Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri tregoi nga foltorja e Kuvendit një video që sipas tij, janë autorët e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja në Durrës dhe se policia nuk ka kryer hetimet e duhura për të mbledhur të gjitha provat.
“Zoti ministër, këtu tregohet shumë qartë vrasësi. Nuk e gjen dot z. ministër sepse e keni karamelen në fyt, ju dhe ata që ju kanë sjellë këtu. Në këtë sallë pengohet zbardhja e kësaj ngjarjeje”, tha Valteri.
Por, në replikën e tij, ministri Lleshaj theksoi se është detyrë e prokurorisë hetimi i kësaj ngjarjeje dhe se Shqipëria është një vend më i sigurt se më parë.
“Ju më kërkoni të bëj diçka që jo vetëm nuk dua ta bëj, por që nuk më lejon as ligji ta bëj. Sa i përket detajeve operacionale, unë besoj që ju duhet ta dini se kush është përgjegjëse për hetimin, përgjegjëse për hetimin është prokuroria dhe ju duhet t’i paraqisni të gjitha provat në prokurori dhe t’i bëni një shërbim çështjes”, tha Lleshaj nga foltorja e Kuvendit të Republikës.
Lexoni gjithashtu:
Atentati ndaj prokurorit të Durrësit, ndalohet një nga autorët e dyshuar
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta