Greqia e rrezikuar nga zjarret, 200 zjarrfikës në ndihmë të shtetit helen

1 Korrik 2022 | 11:46

Greqia është një nga shtetet evropiane, e cila gjatë sezonit veror përballet më së shumti me zjarret. Sikundër vitin e shkuar kur u dogjën 100 mijë hektarë tokë dhe humbën jetën 3 persona.

Këtë vit duket se shteti fqinj po merr të gjitha masat për të përballuar çdo ngjarje të mundshme dhe ne mbështetje do të ketë edhe vendet e Bashkimit Europian. Zjarrfikës nga 6 shtete europiane po marrin pjesë në trajnimin e financuar nga BE.

Gjatë verës ata do të jenë në Greqi për të parandaluar dhe për të vënë nën kontroll zjarret.

“Duke marrë parasysh situatën me të cilën u përballëm vitin e shkuar, kolegë nga 6 shtete evropiane janë këtu falë mbështetjes nga Mekanizmi Evropian për Mbrojtjen civile. Ata do të ndihmojnë të përballemi me realitetin e ri”, u shpreh Vasileios Bikas, koordinator i zjarrfikësve grekë.

Shkencëtarët paralajmërojnë se për shkak të ndryshimeve klimatike, moti ekstrem dhe zjarret në vitet në vijim do të jenë dukuri më të shpeshta.

Gjatë korrikut dhe gushtit, rreth 200 zjarrfikës nga shtetet e të Bashkimit Evropian do të vendosen në Greqi dhe do të punojnë së bashku me zjarrfikësit grekë. Ata janë specialistë nga Bullgaria, Finlanda, Franca, Gjermania, Rumania dhe Norvegjia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026