Frika e valës së dytë, Pekini ndërmerr testime masive. Situata shqetësuese në Indi dhe Brazil
Kina po përpiqet të kontrolloje frikën se vendi mund të përfshihet nga një vale e dytë e pandemisë. Vala e dytë e COVID-19 në Pekin sipas zyrtarëve është nën monitorim.
Autoritetet shëndetësore thonë se është e pashmangshme të kemi një tjetër shpërthim të virusit. Një javë më parë, 158 raste të reja u konfirmuan në një treg në kryeqytet.
“Gjëja e parë që dua të sqaroj është se epidemia në Pekin është nën kontroll. Qyteti iu përgjigj shpejt dhe virusi u zbulua herët. Në kohën e duhur ne përcaktuam burimin dhe morëm masa, ndërpremë transmetimin e mëtejshëm dhe kontrolluam epideminë”, thotë Wu Zunyou, ekspert i epidemiologjisë, Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve
Pekini nuk është vendosur në izolim, por autoritetet u kërkuan qytetarëve të mos udhëtojnë , por të lëvizin vetëm për nevojat bazë. Një tjetër hap që po ndërmerret është testimi masiv. Më shumë se 350.000 njerëz kontrollohen në 5 ditë.
Sa i përket situatës në botë, India është kthyer tashmë në qendrën e pandemisë. Qeveria ndërmori një kthesë prapa sa i përket bllokimit të vendit ndërsa numri I të infektuarve vijon të rritet. Deri më tani janë regjistruar më shumë se 10 mijë raste të reja të të infektuarve, shifra të ngjashme sikundër Brazili dhe SHBA e cila vijon të jetë vendi më I prekur në botë..
Rreth 1 milion të infektuar dhe rreth 50 mijë viktima është ky bilanci i deritanishëm në Brazil. Por presidenti i Brazilit është ende duke u përpjekur të portretizojë se edhe në biznes çdo gjë po shkon normalisht duke lejuar një lehtësim të masave kufizuese hapjen e qendrave tregtare dhe plazheve në Sao Paulo dhe Rio de Janeiro.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës