Shqipëria drejt Stambollit, Reja në dilemë për formacionin

10 Tetor 2019 | 13:50

Me shumë dëshirë dhe qëllimin e qartë, Shqipëria kërkon të mbajë gjallë shpresën për kualifikim në kampionatin evropian në ndeshjen e kësaj të premteje në Stamboll të Turqisë.

Pas tri ditësh stërvitje në Durrës, ekipi do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore, në stadiumin, ku do të luhet edhe ndeshja. Gjatë përgatitjeve ekipi nuk ka shfaqur probleme dhe grupi është i plotë.

Për këtë sfidë, trajneri Edoardo Reja do të ketë të gatshëm 25 futbollistë, por edhe 8 lojtarë të tjerë janë në listën e pritjes.

Dilemat janë të mëdha për sa i përket formacionit që pritet të hedhë në fushë trajneri Reja. Moduli me tre lojtarë në mbrojtje nuk pritet që të ndryshojë.

Krahët e mbrojtjes mund të jenë problemi më i madh për italianin, pasi mungesa e alternativave nga e majta dhe dëmtimi i Hysajt i kanë prishur ekuilibrat. Sulmi jep garanci, pasi të gjithë lojtarët e repartit të avancuar kanë arritur ta bëjnë mirë me klubet e tyre.

Kandidat potencial për ta nisur nga minuta e parë është Sokol Cikalleshi, por edhe Balaj është në një moment të mirë.

Turqia ndodhen në vendin e parë me 15 pikë, ndërsa Shqipëria e sheh veten në kuotën e 9 pikëve, duke mbajtur vendin e katërt. Sfida mes Turqisë dhe Shqipërisë do të luhet të premten në orën 20:45.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026