Të paktën 6 viktima e dhjetëra të plagosur nga bombardimet ruse në Slovyansk

3 Korrik 2022 | 19:23

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur në Slovyansk të Ukrainës, si pasojë e bombardimeve nga forcat ruse.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e rajonit të Donetsk, Ova Ignatchenko për mediat vendase, shkruan BBC.

Ndërsa, për sulme është raportuar edhe në qytetin e Kramatorsk, që ndodhet në jug të Slovyansk.

Slovyansk dhe Kramatorsk janë dy nga qytetet më të mëdha në rajonin e Donetskut.

Rusia pretendon se forcat e saj kanë marrë nën kontroll të plotë rajonin e Luhanskut në Ukrainën Lindore, pasi pushtuan qytetin e Lysychansk.

Zyrtarët ukrainas kanë deklaruar se kjo është një propagandë e Rusisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026