Dori Musta, e vetmja shofere femër në “Hell Drift”, rrëmben çmimin e dytë
Dori Musta ka thyer cdo tabu dhe paragjykim që shqiptarët kanë për drejtimin e një makinë nga një vajzë. Ajo është e parë vajzë në vendin tonë që bën drift.
“Prej 4 vitesh, në fillim në rënë, pastaj në asfalt. Po, mami më ka përkrahur e para”, thotë ajo.
Në kompeticionin, “HELL DRFIT” i mbajtur për 2 ditë rrjesht në Tiranë, 22-vjeçarja rrëmbeu çmimin e dytë.
Mbi 10 mijë të rinj ndoqën këtë kampionat. I pari i këtij lloj, i mbajtur në vendin tonë, ku performuan mbi 30 shoferë. Ardit Dervishi, organizator i ketij eventi, thote se në të ardhmen do të ketë të tjerë.
Në Shqipëri, ky lloj sporti është i ndaluar. Rrugët e Tiranës, shpeshherë kthehen në pista ku këta të rinj stërviten. Por edhe në këto raste, sirena e policisë, ua ndërpret në mes këtë pasion.
“Nuk kemi ku stërvitemi. Zëmë sheshin ndonjëherë. Kam tre vjet që bëj drift, është sport shumë i bukur ka shumë adrenalinë, ka ato rreziqet e veta por është gjë e bukur në fund të fundit”, u shpreh Enea Zuna.
Nuk janë pamje nga filmat “FAST AND FURIOUS”, por janë të rinjtë shqiptarë, që ofrojnë shfaqje për ata që e dashurojnë këtë sport.
Adrenalinë, goma të djegura, shpejtësi, janë pikërisht këto manovra ekstreme, që të ofron drifting.
Në vitin 2030 flitet se do të krijohet në Elbasan një pistë dedikuar këtij sporti, por deri atëherë, rrugët janë zgjidhja e vetme për këta të rinj.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta