Europa vuan nga thatësira, Verona dhe Pisa racionojnë ujin e pijshëm

4 Korrik 2022 | 13:12

Europa është e etur për ujë. Ndryshimet klimatike infrastruktura e vjetruar dhe mbetjet e kanë bërë ujin e pijshëm një produkt vlera e të cilit është e paçmueshme.

Në kontinentin e vjetër, Zvicra është vendi me konsumin më të lartë të ujit për frymë me rreth 300 litra në ditë.

Më pas renditet Italia ku çdo banor konsumon 245 litra ujë në ditë: deri në 30 litra vetëm për të larë dhëmbët, 50 litra për dush dhe mbi 100 litra për larjen e makinës.

Në Verona të Italisë, administrata ka vendosur të reduktojë përdorimin e ujit të pijshëm.

Deri më 31 gusht, uji i pijshëm nuk mund të përdoret për ujitje të kopshteve dhe fushave sportive, larjet e makinave, mbushjes së pishinave dhe çdo aktiviteti tjetër që nuk është i nevojshëm për nevojat njerëzore. Kushdo që shkel kufizimet, mund të gjobitet deri në 500 euro .

“Kam dëgjuar për këtë urdhër. Është e drejtë të shpëtojmë sa më shumë, të ruajmë ujin, gazin dhe energjinë”, shprehet një qytetare italiane.

Thatësira ka pushtuar edhe Portugalinë, më shumë se 80% e vendit zyrtarisht po vuan nga kushtet ekstreme të cilësuara më të rëndat në 20 vite. Për shkak të thatësirës rezervuarët e mëdhenj po regjistrojnë nivelet më të ulëta të ujit.

Një situatë që rrezikon të gjunjëzojë bujqësinë vendase. Prej muajit prill në shumë shtete evropiane nuk ka pasur reshje shiu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026