Zelenski: Rindërtimi i Ukrainës është detyrë e përbashkët e botës demokratike

4 Korrik 2022 | 16:38

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski deklaroi se rindërtimi i Ukrainës pas luftës është një detyrë e përbashkët i vendeve demokratike.

Deklaratën, Zelenski e bëri këtë të hënë gjatë fjalës hapëse në “Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës” në Lugano të Zvicrës, shkruan CNN.

“Rindërtimi i Ukrainës nuk është një projekt lokal. Nuk është një projekt i një kombi, por një detyrë e përbashkët e të gjithë botës demokratike, të gjitha vendeve që mund të thonë se janë të civilizuar”, tha Zelenski.

Liderë nga dhjetëra shtete dhe organizata ndërkombëtare po diskutojnë në Lugano për rindërtimin e vendit pasi lufta të përfundojë.

Ndërsa, më herët, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen njoftoi se Bashkimi Evropian ka propozuar ngritjen e një platforme rindërtimi për të ndihmuar qeverinë ukrainase të rindërtojë vendin pas luftës me Rusinë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026