Ringritja e Eriksen, nga ataku në zemër te transferimi te Mançester Junajtid
Mançester Junajtid ka bërë një lëvizje të papritur në merkato, teksa është shumë pranë transferimit të futbollistit danez, Kristian Eriksen.
Sipas gazetarit të njohur sportiv për transferimin e futbollistëve, Fabrizio Romano, skuadra angleze ka arritur një marrëveshje me lojtarin dhe pritet vetëm firma.
Kontrata pritet të jetë 2-vjeçare, deri në qershor të vitit 2025.
“Mançester Junajtid është gati të nënshkruajë me Kristian Erikse. Marrëveshja e plotë verbale është arritur. Kontratë deri në qershor 2025, në pritje të nënshkrimit dhe testeve mjekësore”, shkruan Romano në Twitter.
Manchester United are set to sign Christian Eriksen, here we go! Full verbal agreement in place, as first called by @David_Ornstein. 🚨🇩🇰 #MUFC
Communication sent to both Man United and Brentford today morning.
Contract until June 2025, waiting for signature and medical. pic.twitter.com/63RZQWOEqh
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 4, 2022
Ky transferim nga Brendfort te Junajtid mund të konsiderohet si një lloj ringritjeje për 30-vjeçarin, pas infarktit që pësoi në Euro 2020, gjatë ndeshjes Danimarkë-Finlandë.
Ai u detyrua të bënte një ndërhyrje në zemër dhe u largua nga skuadra e Interit, për t’u transferuar te anglezët e Brendfort e tashmë pritet të jetë te Djajtë e Kuq.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta