Vuçiç: Serbia, e balancuar mes BE-së, Kinës dhe Rusisë

19 Qershor 2020 | 14:22

Beogradi dëshiron të mbajë lidhje të balancuara me Perëndimin, Kinën dhe Rusinë, teksa përpiqet të bashkohet me Bashkimin Evropian dhe të arrijë një marrëveshje me Kosovën. Kështu ka deklaruar presidenti Aleksandar Vuçiç, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Përpara se, të anëtarësohet në BE, Serbia duhet të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, pavarësia e të cilës njihet nga mbi 100 vende, përfshirë SHBA dhe shumicën e atyre të BE-së, por të cilën Serbia e konsideron pjesë të identitetit të saj dhe ka penguar anëtarësimin e shtetit të ri në organizatat ndërkombëtare.

Dialogu i ndërmjetësuar nga BE u ndërpre në vitin 2018, kur Kosova futi në fuqi taksën 100 për qind për produktet serbe, pas lobimit të Beogradit kundër pavarësisë. Heqja e saj nga qeveria e re në Prishtinë, hap rrugën për rifillimin e dialogut. Por, Vuçiç gjatë një interviste për “Reuters” paralajmëron se procesi nuk do të jetë i lehtë.

 “Le të themi se ne jemi gati për të folur, por nëse ata presin që ne të dalim në bisedime me flamurin e bardhë, atëherë gabohen. Nuk do të ndodhë. Pyetja ime për të tjerët, sidomos për disa në Europë dhe SHBA, por edhe në Rusi e Kinë është: çfarë bisedimesh prisni kur shqiptarët e thonë që në fillim se cili duhet të jetë fundi i këtyre bisedimeve? Për çfarë po flasim atëherë? Për gjëra teknike, apo për të zbukuruar realitetin? Unë nuk jam një njeri që i pëlqen të flasë për gjërat teknike, më pëlqen të flas për ato thelbësore”, shprehet presidenti serb.

Vuçiç, Partia Progresiste e të cilit shihet favorite e padiskutueshme në zgjedhje, thotë se Beogradi nuk ka në plan të zgjedhë mes Rusisë, një vend aleat sllavo-ortodoks; BE-së, aleati kryesor tregtar i Serbisë; dhe Kinës.

“Ne kemi interesat tona. Si mund të prisni që ne të themi ‘jetë të gjatë Hong Kongut dhe Taivanit’, kur presim mbështetjen e Kinës për integritetin territorial të Serbisë? Më thoni, si është e mundur të heqim dorë nga marrëdhëniet e mira e miqësore me Rusinë, që ka mbrojtur gjithmonë interesat tona në Këshillin e Sigurimit të OKB-së? Dhe si mendoni që ne mund të heqim dorë nga rruga evropiane, kur ndajmë vlera të përbashkëta, kur duam t’i përkasim komunitetit evropian dhe kur shkëmbimi tregtar me Evropën është 67 për qind?”, tha Vuçiç.

Aktualisht Kina është një aleat i afërt me Serbinë, pasi në mars dërgoi ndihma dhe mjekë për të ndihmuar në përballjen me coronavirusin. Edhe në të kaluarën, Pekini i ka ofruar Beogradit shumë kredi të buta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026