Më shumë se 300 mijë viktima në Siri në 10 vitet e fundit

5 Korrik 2022 | 09:39

Më shumë se 300 mijë qytetarë sirianë kanë vdekur në dhjetë vitet e fundit për shkak të luftës që ende po shkatërron vendin, njoftojnë Kombet e Bashkuara.

Konflikti në këtë shtet nisi në vitin 2011 dhe nuk është afër fundit.

Në një intervistë për Euronews, kryetari i Komisionit të OKB-së në Siri, Paulo Pinheiro tha se këto shifra pasqyrojnë situatën e rënduar.

“Diçka që raporti zbulon shumë qartë është mungesa e mbrojtjes së civilëve. Asnjë fraksion, asnjë palë në konfliktin në Siri nuk kujdeset për mbrojtjen e jetëve të civilëve. Ky është realiteti”, tha Pinheiro.

Ai gjithashtu shprehu keqardhje për standardet e dyfishta të pritjes së refugjatëve, kur krahason trajtimin e marrë nga sirianët dhe  atyre ukrainas ukrainasit.

Këta të fundit ikën nga vendi për shkak të pushtimit rus që nisi në muajin shkurt.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026