Edhe në Kiev bëhet plazh, ukrainasit përpiqen të kapin ritmin

5 Korrik 2022 | 13:27

Kievi ka rënë në qetësi dhe për momentin nuk është duke përjetuar sulmet të cilat janë përqendruar në rajonet lindore të Ukrainës. Në këto ditë të nxehta shumë qytetarë kanë vendosur edhe të pushojnë për të harruar paksa luftën.

“Ne zakonisht në verë shkonim në Krime, sepse jemi nga Krimeja. E sot edhe ajo rrugë që kishim edhe pse e vështirë na u mohua. Nuk mund të shkojmë atje për pushime. Unë qaj çdo ditë, nuk kam përjetuar kurrë kaq shumë stres”, thotë Sapyga, refugjate nga Krimeja.

“Këtë vit kishim planifikuar të shkonim në Detin e Zi, planifikuam të shkonim jashtë Turqi ose Egjipt për të parë diçka interesante, në mënyrë që djali im të shihte piramidat egjiptiane, të shihte të tjera kultura. Këto ishin planet e nuk mendonim se do të shkonte kështu”, shprehet Ivan Sukhanov, inxhinier nga Kievi.

Gjatë muajve të nxehtë të verës plazhet e Kievit mbushen me pushues.

Por në fundjavën e parë të korrikut, pavarësisht temperaturave të larta  askush nuk nxiton të gjejë një vend për të marrë rreze dielli . Edhe pse trupat ruse janë tërhequr  kryeqyteti është e duke jetuar me ritme të ngadalta, por jeta nuk është ndalur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026