Venecia i jep fund konfliktit, Meta: Fitoi Kushtetuta. Balla: Tashmë kemi zgjidhjet e duhura
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar pas publikimit të opinionit final të Komisionit të Venecias sa i takon “konfliktit” të krijuar mes tij dhe mazhorancës për emërimet e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.
Teksa publikon vendimin e plotë dhe të arsyetuar të “Venecias”, i pari i republikës Ilir Meta thotë se kjo është një fitore e “Besëlidhjes së 2 marsit dhe e Kushtetutës”.
“Kauza e 2 marsit fitoi. Kushtetuta e para”, shkruan Meta në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.
Përplasja e Presidentit të Republikës dhe mazhorancës për emërimet u shoqërua me një debat të fortë, ndërsa në fund palët iu drejtuan Komisionit për t’i dhënë zgjidhje finale pretendimeve të tyre.
Gjithashtu edhe Partia Socialiste ka reaguar mbi opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias. Ka qenë kreu i grupit parlamentar të selisë rozë, Taulant Balla, i cili shprehet se palët në Shqipëri tashmë i kanë të gjitha sugjerimet e mundshme për të bërë ndryshimet ligjore që zgjidhin mosmarrëveshjet e mundshme.
“Mirënjohje Komisionit të Venecias edhe për Opinionin e sapo-miratuar mbi “Emërimet e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese”! Procesi i vetting-ut dhe Reforma në Drejtësi në tërësi nuk kanë kthim pas. Tashmë kemi zgjidhjet e duhura për çështjet e kërkuara në Opinion. Propozimet e nevojshme për ndryshimet ligjore të bazuara plotësisht në sugjerimet e vyera të Venezias do të përgatiten me kujdes dhe pa humbur shumë kohë”, shkruan Balla.
Lexoni gjithashtu:
Raporti i Venecias, reagon PD: Rama tentoi të kapë Kushtetuesen, Meta zero shkelje
Përplasja Parlament-President, Komisioni i Venecias publikon opinionin final
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset