Protestuesit në Shkup godasin forcat policore në hyrje të Parlamentit
Protestues të shumtë janë mbledhur para godinës së Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, ku protestohet kundër propozimit francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.
Ata kanë qëlluar me koktej molotovi dhe sende të forta në drejtim të policisë, që ndodhet në hyrje të godinës së Parlamentit.
Edhe pse janë gjuajtur vazhdimisht nga protestuesit, policia ka ruajtur qetësinë dhe nuk ka vepruar ndaj tyre.
Një pjesë e protestuesve kanë veshur maska dhe përveçse kanë goditur, gjithashtu kanë ofenduar me fjalë fyese policinë.
Ata kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Jashtëm Bujar Osmani, pasi sipas tyre, një shqiptar nuk mund të udhëheqë këto bisedime.
Fillimi i protestës ishte i qetë, në marshimin drejt Ministrisë së Jashtme, por më pas gjithçka agravoi dhe protestuesit filluan të përdornin sende të forta.
Shumcia e protestuesve janë qyetatarë që identifikohen si përkrahës të partisë opozitare maqedonase, VMRPO DMPNE.
LEXONI GJITHASHTU
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi