‘Prenotonin varrezat në Tufinë’, arrestohen 10 persona
Njësia e Krimit Ekonomik dhe Prokuroria e Tiranës kanë arrestuar 10 persona, disa prej të cilëve punonjës të shërbimeve funerale në Tufinë.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt shpërblimit në shuma monetare që variojnë nga 30.000 deri 50.000 lekë të reja, bënin të mundur pronotimin e varreve për shtetas të ndryshëm.
Të arrestuarit janë shtetasit, Eljodor Ndini, Xhemal Mena, Latif Shehu, Gazment Daja, Bujar Lica, Alban Ajazi, Endrin Milla, Fatjon Gjonaj, Roza Ndoj dhe Juljan Çuka.
Ndërsa, në kërkim janë shpallur shtetasit, Shaqir Nika dhe Fabjan Gjonaj, pasi ushtronin ndikim të paligjshëm tek funksionarë të ndryshëm shtetërore.
Ata mundësonin nxjerrjen e lejeve të ndërtimit dhe rindërtimit nga tërmeti pranë Bashkisë Tiranë kundrejt pagesës 200.000 leke të reja.
Gjithashtu, bënin të mundur nxjerrjen e certifikatave të pronësisë pranë ASHK-së, përfitimin e çertifikatave të vaksinimit Covid 19 sikur personat përfitues ishin vaksinuar kundrejt pagesës në vlerën 30.000 lekë te reja, si dhe mundësonin nxjerrje kredie të butë pranë bashkisë Tiranë.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta