Rikthehet Serie-A, luhen sot dy nga ndeshjet e prapambetura të javës së 26-të
Pas 104 ditësh ndërprerje, Serie-A rikthehet në fushën e lojës. Kampionati italian do të rinisë fillimisht me ndeshjet e prapambetura të javës së 26-të për të vijuar më pas me ndeshjet e javës së 27-të.
Sot do të zhvillohen dy takime. Torino- Parma dhe Verona-Cagliari, ndërkohë që ditën e nesërme do luhen Atalanta-Sasuolo dhe Inter- Sampdoria.
Të hënën do të jetë radha e ekipeve te mëdha si Juventus e Milan për të zbritur në fushë.
Kalendari pritet që të jetë mjaft i ngjeshur pasi do të luhet në fundjave dhe në mesjavë.
Në garë për titullin kampion janë Juvetus dhe Lazio që ndahen nga vetëm 1 pikë, por nuk duhet harruar as Interi.
Pas disfatës në kupën e Italisë përballë Napolit, Juventus do bëjë çfarë është e mundur për të ruajtur vendin e parë dhe për të ngritur lart titullin pasi në të kundërt për ta ky do ishte një sezon i dështuar.
Deri në fundin e serisë A kanë mbetur edhe 12 javë për tu luajtur dhe janë shumë pikë në lojë. Një gjë është e sigurt, do mund të triumfojë skuadra që do të menaxhojë më mirë situatën.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi