Eurodeputeti: Kosova ka paguar me gjak lirinë e saj, s’ia përmbushët premtimet
Lukas Mandl, deputet nga Austria në Parlamentin Evropian para votimit të Raportit për Kosovës nga Parlamenti Evropian, tha se qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Ballkanin Perëndimor që nuk gëzojnë liberalizim të vizave përkundër premtimeve të bëra.
Politikani austriak si mbështetës i madh i Kosovës, u shpreh se Kosova ka paguar me gjakun e saj lirinë, derisa BE dhe SHBA-të e ndihmuan për të fituar pavarësinë, shkruan KosovaPress.
Mandl theksoi se populli i Kosovës me të vërtetë e mbështet anëtarësimin në BE më shumë se të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
“Të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë të rëndësishme për të ardhmen e Evropës. Sot po flasim për Republikën e Kosovës dhe raportin për Kosovën. Dua të them se Kosova ka paguar me gjakun e saj për lirinë e saj. BE dhe SHBA ndihmuan këtë vend për të fituar pavarësinë. Ky vend është bërë demokratik, dhe ka sundimin e ligjit dhe e ka bërë këtë me shpejtësi të jashtëzakonshme. Është një demokraci e qëndrueshme dhe një vend shumë i shumëllojshëm. Po, sundimi i ligjit duhet të përmirësohet, por ka një Kushtetutë të fortë. Ky vend është njohur nga 100 vende, duke përfshirë edhe Izraelin. Por ky është një vend që ende nuk njihet nga një pakicë e vendeve të BE-së, dhe qeveritë e BE-së. Është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që nuk gëzon liberalizim të vizave, janë bërë premtime ndaj këtij vendi, të cilat nuk respektohen, pastaj premtimet vendosen në prapavijë”, u shpreh Mandl.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta