Ministria publikon notat, rreth 22% e maturantëve marrin 10-ta në provim të gjuhës së huaj

20 Qershor 2020 | 17:53

Qendra e Shërbimit Arsimor (QSHA) publikoi pasditen e së shtunës rezultatet e provimit të parë të maturës shtetërore, provimit të gjuhës së huaj.

Euronews Albania kontaktoi me drejtoreshën e QSHA-së, Rezana Vrapi, e cila tregoi se rreth 22 për qind (21.98%) e maturantëve kanë marrë vlerësim maksimal: notën 10, ndërkohë që diçka më pak se 4 për qind e gjimnazistëve (4.04%) nuk e kanë kaluar provimin.

Përgjigjet e provimit të gjuhës së huaj mund t’i gjeni duke klikuar këtu.

Rreth 31 mijë maturantë të këtij viti kanë kaluar një sezon jashtëzakonisht të vështirë duke qenë se në muajt shtator dhe nëntor 2019 mësimi u ndërpre për shkak të tërmeteve, ndërkohë që në periudhën mars-maj mësimi u detyrua të ndërpritej sërish, kësaj here për shkak të pandemisë së COVID-19.

Për shkak të infeksionit dhe lehtësisë në korrigjim, Ministria e Arsimit vendosi që provimet të bëheshin vetëm me alternativa dhe fillimisht u vendos që ato të kishin një kohëzgjatje prej 2 orësh, orar që më pas u ndryshua.

Gjuha e huaj ishte provimi i parë i maturës shtetërore, provim i cili u dha më 8 qershor. Nxënësit e gjykuan relativisht të lehtë si provim, por krejt ndryshe ishte ai i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, i cili u mbajt më 11 qershor.

Me qindra maturantë protestuan ditët më pas me pretendimin se pyetjet ishin jashtë programit dhe koha nuk ishte e mjaftueshme. Protesta që ministrja Besa Shahini i cilësoi të politizuara.

Ministria fillimisht refuzoi kërkesat për rishikim të ndarjes së pikëve, apo të zgjatjes së orarit, por më pas në provimin e Matematikës, që u zhvillua më 15 qershor, ajo riktheu orarin e zakonshëm prej 2 orë e 30 minutash.

 

Lexoni gjithashtu:

Protesta e maturantëve, Vrapi: Reagimet për shkak të metodologjisë, s’ka më riprodhim

Linda Mëniku: Testi i maturës ishte i keqpërkthyer, duhet të përdoren tekste të autorëve shqiptarë

Shahini për provimet e maturës: Debat i çuditshëm dhe i politizuar

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026