Maqedonia e Veriut nuk duhet ta refuzojë propozimin francez, thotë Vuçiç
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se Maqedonia e Veriut duhet ta marrë parasysh dhe mos ta refuzojë propozimin francez, për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, para se të mendojë me kujdes për interesat kombëtare.
Në një intervistë për Sitel, Vuçiç u shpreh se RMV-ja duhet të jetë pjesë e familjes europiane, shkruan RTS.
“Cila është alternativa për ju? Ata do t’u kërkojnë bullgarëve diçka, do t’u kërkojnë të tjerëve diçka tjetër. Gjithmonë do të ketë diçka. Por shtyjeni vendin tuaj përpara. Është mirë të jesh në rrugën evropiane, është mirë të hapësh mundësi për tërheqjen e investimeve. Kjo është e rëndësishme, kjo është mirë”, theksoi ai.
Sipas Vuçiç, edhe pse ka pengesa në rrugën evropiane, ato duhet të zgjidhen dhe të eleminohen një nga një.
Teksa Maqedonia e Veriut është përfshirë nga protesta të qytetarëve që kundërshtojnë propozimin francez, partitë politike në vend kanë mbledhur grupet e punës për të shqyrtuar këtë propozim.
LEXONI GJITHASHTU
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset