​Kosova po shkel Kushtetutën duke lejuar zgjedhjet e Serbisë në veri

21 Qershor 2020 | 13:08

Institucionet e Kosovës për të disatën herë po lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, por Kushtetuta e Kosovës nuk e  parashikon që një shtet tjetër mund të organizojë zgjedhje brenda territorit të saj.

Madje nuk është parashikuar që ndonjë organizatë ndërkombëtare, siç është në këtë rast, OSBE mund t’i lejohet të mbajë zgjedhje në Kosovë.

Kjo pasi, i vetmi institucion që mund të organizojë zgjedhje në territorin e Kosovës, sipas nenit 139 të Kushtetutës, është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është organ i përhershëm që përgatit, mbikëqyr, drejton dhe verifikon të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me procesin e zgjedhjeve e referendumet dhe shpall rezultatet e tyre”, thuhet në pikën 1 të këtij neni të Kushtetutës, raporton Kosova Press.

Nga ana tjetër, kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar dje se zgjedhjet në veri mbahen me lejen e tij, pasi siç ka shtuar ai, këto zgjedhje janë mbajtur në Kosovë që nga viti 2011.

Partia opozitare, konkretisht Lëvizja Vetëvendosje, mbajtjen e zgjedhjeve serbe në veri e ka cilësuar si gjunjëzim para tyre. Ndërsa nga Presidenca dhe subjektet tjera politike nuk ka pasur ndonjë reagim deri më tani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026