Bisedimet Messi-Barcelona, argjentinasi pritet që të rinovojë dhe për dy vite të tjera
Barcelona ka nisur negociatat për rinovimin e kontratës me Lionel Mesin. Kapiteni i skuadrës është takuar së bashku me babai e tij me presidentin Josep Maria Bartomeu.
Deri më tani është e konfirmuar se sulmuesi do të qëndrojë deri në vitin 2021, por në fund të çdo edicioni 32-vjeçari ka të drejtën të rishikojë mundësinë e largimit. Një vendim i pranuar nga klubi katalanas, që tashmë po diskuton me argjentinasin për të ardhmen.
Siç bëhet e ditur nga mediat spanjolle, palët kanë arritur marrëveshjen paraprakisht për zgjatjen e kontratës dhe për dy vite të tjera, por saktësohet se nuk do të ketë ndryshime sa i përket detajeve financiare, pasi kapiteni ka mirëkuptuar situatën e krijuar nga pandemia.
Klubi e konsideron si diçka thelbësore zgjatjen e bashkëpunimit me Messin, i cili të gjithë karrierën e tij e ka të lidhur me skuadrën katalanase.
Barcelona po ashtu ka në fokus dhe portierin Mark-Andre ter Shtegen. Gjermani kishte nisur bisedimet me klubin për të nënshkruar një kontratë të re, por ndërprerja e aktivitetit për shkak të pandemisë, bëri që gjithçka të ndërpritej e tashmë, palët presin të ulen sërish.
Edhe gardiani konsiderohet si një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën dhe kërkohet që të mos humben shërbimet e tij.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi