Largimi i Johnson, Skocia gëzon, Rusia nuk kursen kritikat

7 Korrik 2022 | 22:33

Duartrokitjet me të cilat bashkëshortja dhe një grusht politikanësh mbështetën fjalimin përmes të cilit Boris Johnson njoftoi dorëheqjen, bien ndesh me qëndrimet e qytetarëve dhe politikanëve të tjerë.

Në Skoci, kryeministrja Nicola Sturgeon nuk e fshehu lehtësimin e saj nga dorëheqja dhe po ashtu qëndrimin kundër zgjedhjeve të reja.

“Mendoj se nuk do të ketë zgjedhje të reja të përgjithshme. Një lider i ri konservator, që do të jetë kryeministër, do të kërkojë kohe për t’u stabilizuar dhe për të riparuar disa nga dëmet e thella që Boris Johnson i ka bërë Partisë Konservatore, edhe pse anëtarët e saj e kanë lejuar t’i bëjë”, tha Sturegon.

Nga Moska, zëdhënësi i presidentit rus nuk u kursye. Kjo, pasi Johnson prej vitesh ka qenë një kritik i politikës së jashtme ruse dhe qeveria e tij është një nga aleatët kryesorë të Ukrainës.

“Shpresojmë që në një moment të caktuar në Britani do të vijnë në pushtet njerëz që besojnë se problemet mund të zgjidhen përmes dialogut, por zor se kjo mund të ndodhë së shpejti” u shpreh Peskov.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i telefonoi Johnson për t’i shprehur keqardhjen e tij për largimin nga posti i kreut të ekzekutivit britanik.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026