Rinis transporti detar, Paulin Ndreu: Hapje graduale me kufizime për ata që dalin nga Shqipëria
Pas 3 muajsh ndërprerje për shkak të pandemisë së COVID-19, nga e hëna, 22 qershor, në Shqipëri ka rinisur transporti detar.
Duke folur për Euronews Albania, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme detare, Paulin Ndreu i tha gazetares Esmeralda Mulaj, se kjo nuk është një hapje përfundimtare, por një “hapje graduale”, siç e cilësoi ai rinisjen e lëvizjes së trageteve me “varësi nga marrëveshjet me vendet e Bashkimit Evropian” dhe ku do të lejohen vetëm “të huajt, zyrtarët, diplomatët, ata që udhëtojnë për arsye shëndetësore dhe shqiptarët rezident në vendet e tjera”.
BE në fakt ka parashikuar heqjen totale të kufizimeve për transportin detar pas datës 1 korrik, duke i dhënë kështu dritën jeshile lëvizjes së lirë në zonën Schengen.
“Linjat ndërkombëtare të transportit të pasagjerëve Durrës-Bari, Durrës-Ankona, Durrës-Trieste dhe Vlorë-Brindizi, këto linja kanë qenë në punë gjatë kohës së pandemisë, por kanë qenë vetëm për transport mallrash dhe automjetesh, pasi transporti i pasagjerëve ka qenë rreptësishtë i ndaluar, por nga sot fillon edhe për pasagjerët,” – tregoi Ndreu, i cili zbuloi se gjatë 3 muajve të pandemisë kanë lëvizur si udhëtarë vetëm shtetasit e huaj që mbetën të bllokuar në Shqipëri për shkak të mbylljes së kufijve.
“Ata kanë lëvizur, por me miratim nga Ministria e Jashtme, e cila na e përcillte ne kërkesën dhe ne bënim konfirmimet e këtyre personave, por nga sot nuk do të ketë më kërkesa drejtuar ministrive dhe autoriteteve, ndaj automatikisht çdo shtetas i huaj dhe shqiptar rezident në vendet e tjera do të lëvizë lirshëm,” – u shpreh zyrtari i lartë i autoriteteve portuale.
I pyetur se kush mund të lëvizë si udhëtar përmes transportit detar, Ndreu tha se “lejohet të lëvizin të gjithë shtetasit e huaj dhe shqiptarë që janë rezidentë në shtetet e huaj”, po kështu do të lejohen “edhe përfaqësitë diplomatike, autoritetet shtetërore dhe persona që e kërkojnë udhëtimin për arsye shëndetësore”.
“Ne i kemi porositur agjencitë e udhëtarëve që të marrin masa për të sqaruar qytetarët,” – u shpreh Ndreu teksa sqaroi se “hapja e lëvizjeve për udhëtime sipas Shengenit do të bëhet pas 1 korrikut”.
Drejtori i drejtorisë detare theksoi se pasagjerëve do t’u kërkohet që të respektojnë distancën fizike, të mbajnë maska dhe të ndjekin një mënyrë të caktuar hipje dhe zbritje në traget.
“Nëse do të ketë shkelje të protokolleve do të marrim masa administrative ndaj agjencive, udhëtarët e të cilëve do të krijojnë probleme,” – paralajmëroi Ndreu.
Rinisja e transportit detar u lajmërua të dielën nga Minsitria e Infrastrukturës dhe Transportit.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West