La Liga, Real Madrid merr kryesimin pas ndalesës së Barcelonës kundër Sevillas
Reali i Madridit shfrytëzoi maksimalisht ndalesën e Barcelonës në fundjavë, duke fituar 2-1 transfertën kundër Real Sociedadit. Fitorja i dha mundësinë të ngjitet në vendin e parë në renditjen e përgjithshme të kampionatit spanjoll, La Ligas.
Në ndeshjen që u luajt në San Sebastian, Sociedadi tregoi dhe një herë tjetër se jo më kotë ndodhet në zonën e sipërme të renditjes, që çon në kupat e Evropës, kjo pasi u hapi jo pak punë madrilenëve, të cilët e zhbllokuan rezultatin në pjesën e dytë falë një njëmbëdhjetëmetërshi, që u kthye në gol nga kapiteni Serio Ramos.
Më pas ishte Karim Benzema që dyfishoi shifrat, falë një goditjeje nga brenda zonës.
Për vendasit, Merino ngushtoi rezultatin pak minuta përpara fundit, por kjo nuk mjaftoi që ata të merrnin pikë në këtë përballje.
Real Madrid shkon në kuotën e 65 pikëve, po aq sa dhe Barcelona, e cila të shtunën barazoi pa gola në përballjen me Sevillan, por skuadra e Zinedine Zidane avantazhohet nga ndeshjet direkte.
Në takimet e tjera mund të veçohet suksesi 6-0 i skuadrës së Celta Vigos me Alaves.
Lexoni gjithashtu:
Serie-A, Interi rikthehet te fitorja, Gjimshiti protagonist me Atlantën
Premier League, Liverpool një hap larg titullit pavarësisht barazimit me Evertonin në derbi
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi