Zhdukja e biznesmenit në Kosovë, vëllai: 15 muaj pa përgjigje
Sot bëhen 15 muaj nga dita kur është zhdukur biznesmeni Bedri Rexhepi dhe familja akoma nuk ka një përgjigje për fatin e tij.
Informacionet të cilat deri tani kanë familjarët janë se Bedri Rexhepi më datën 8 prill 2021 është parë në Novobërdë dhe nga aty më asgjë nuk dihet më asgjë për fatin e tij.
I kontaktuar nga KosovaPress, vëllai i Bedriut, Vedat Rexhepi, tha se nuk ka asnjë zhvillim të ri në lidhje me çështjen e biznesmenit të zhdukur përpos arrestimit edhe të një gruaje.
“Nuk ka asgjë të re. Përpos që është arrestuar Arjeta Rukovci, mbesa e të dyshuarit Jeton Vllasaliu, tjetër asgjë. Pra, dy persona aktualisht janë në arrestim për këtë çështje. Sot 15 muaj pa përgjigje”, tregoi ai.
Tri javë më parë, Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës Arjeta Rukovci, për shkak të dyshimit se ka ndihmuar në rrëmbin e biznesmenit.
Familjarët jo pak herë janë shprehur të dëshpëruar në institucione pasi kërkojnë përgjigje për fatin e familjarit të tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta