Nis aktivitetin tregtar HEC-i i Moglicës, Rama: Vitin tjetër, projekti i Skavicës
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku morën pjesë në nisjen e aktivitetit tregtar të HEC-it të Moglicës, hidrocentralit më të madh në kuadër të Projektit Hidroenergjetik të Devollit.
“HEC Moglica, hidrocentrali më i madh në projektin Hidroenergjetik të Devollit, nis aktivitetin tregtar duke shënuar kështu një tjetër zhvillim të rëndësishëm në fuqizimin e sistemit elektro-energjetik në Shqipëri.
Diga e Moglicës, me një lartësi prej rreth 167 metra, është një nga më të lartat në botë në llojin e vet. Fuqizimi i mëtejshëm i sistemit shqiptar të energjisë do të vijojë me Skavicën, vepra madhore e mbetur në sirtar prej më shumë se gjysmë shekulli, e cila do të nisë të ndërtohet vitin e ardhshëm pas përfundimit këtë vit të projektit të detajuar inxhinierik”, shpjegoi kryeministri në Facebook.
Rezervuari i Moglicës do të ketë një sipërfaqe prej 7.2 km2, e krahasueshme me 1000 fusha futbolli dhe ka kapacitet të përgjithshëm të instaluar përafërsisht 280 MW.
Përfaqësuesit e kompanisë britanike ‘Statkraft’ thanë se ishin të kënaqur me mbështetjen që kishin marrë gjatë periudhës së ndërtimit të HEC nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa kryeministri Edi Rama nga ana e tij shprehu kënaqësinë që përkundër perceptimit të gabuar që mund të ekzistojë për Shqipërinë, ata kishin gjetur seriozitet dhe transparencë nga ana e qeverisë.
“Më vjen mirë që jeni të kënaqur me bashkëpunimin pasi kur ka filluar puna kemi pasur probleme për t’jua lehtësuar procesin, sepse ju e mbani mend mirë që ka pasur një sërë hallesh të mëdha për projektin edhe në radhë të parë ndërtimi i rrugës.
E kam dëgjuar edhe nga drejtuesit e kompanisë që përkundër perceptimit, se në Shqipëri janë ndjerë shumë më mirë se në vendet e tjera sa i përket seriozitetit dhe transparencës nga ana e qeverisë”, tha kryeministri.
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës