Franca riatdheson dhjetëra fëmijë xhihadistësh
Franca ka rimarrë dhjetëra fëmijë të një kampi xhihadistësh nga Siria, këtë të diel.
Ata po qëndronin në kampet e refugjatëve të kontrolluara nga forcat kurdë në zonën verilindore të vendit.
Nuk dihet se ku kanë zbritur fëmijët apo se ku janë transferuar pasi kanë zbritur në tokë franceze.
“Fëmijët u janë dorëzuar autoriteteve gjyqësore franceze”, thotë ministria e jashtme e Francës, duke shtuar se më mas janë marrë për verifikim shëndetësor nga autoritetet sociale e mjekësore.
Parisi falënderoi administratën gjysmë-autonome kurdë në verilindje të Sirisë për bashkëpunimin në riatdhesimin e fëmijëve të rinj e të brishtë, duke theksuar se kanë vepruar brenda kuadrit ligjor dhe autorizimeve të dhëna nga zyrtarët vendas.
Franca riktheu 28 fëmijë në mars të vitit 2019, kur ISIS humbi kontrollin e Baguzit. Mes tyre ishte dhe një vajzë që vuante nga problemet shëndetësore me zemrën.
Në kampin Al-Hol dhe Roj ndodhen rreth 300 fëmijë të xhihadistëve francezë, sipas një organizate franceze për të drejtat e njeriut, e cila ka kërkuar rikthimin e këtyre fëmijëve në vendin e tyre, bashkë me nënat.
Fëmijët që nuk kanë mbetur jetimë e kanë edhe më të ndërlikuar situatën, pasi kërkohet leje nga nënat që të riatdhesohen.
Në vitin 2019, në kampin Al-Hol kanë vdekur 371 fëmijë, sipas raportimit të një organizate humanitare kurdë.
Autoritetet kurde kanë deklaruar se po mbajnë rreth 12 mijë të huaj, 4000 gra, 8000 fëmijë, në një kamp refugjatës në verilindje të Sirisë. Shumica në Al-Hol.
Në këto kampe ndodhen rreth 150 të rritur, burra e gra. Por Franca refuzon t’i marrë, pasi konsiderohen bashkëpunëtorë të ISIS.
Autoritetet kurde u kanë bërë thirrje vendeve që të riatdhesojnë shtetasit e tyre, duke thënë se nuk mund t’i mbajnë dot gjatë.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.