‘Ishte faji im’, shefi i policisë merr përgjegjësinë për vrasjen e Shinzo Abe
Shefi i policisë së qytetit Nara ku u vra ish-kryeministri i Japonisë Shinzo Abe, tha se merr përgjegjësinë për ngjarjen e rëndë, pasi dështoi për të garantuar sigurinë e tij.
Tomoaki Onizuka deklaroi në një konferencë për shtyp të shtunën se personeli i sigurisë së Abe ndoqi planin e miratuar nga ai, shkruan CNN.
“Pasi raportimi i parë për incidentin erdhi në orën 11:30 dhe më pas ndodhi vrasja, u ndjeva fajtor dhe i keqardhur për 27 vitet e mia në zbatim të ligjit. E ndjej peshën e përgjegjësisë sime”, shtoi Onizuka.
Vrasja e ish-kryeministrit Shinzo Abe të premten teksa po zhvillonte një fushatë në qytetin Nara tronditi Japoninë, por edhe politikën në të gjithë botën.
Në drejtim të tij, u qëllua dy herë, por Aben e kapi plumbi i dytë që më pas rezultoi fatal për të pasi i mori jetën.
Pas së shtënës së parë, Abe i cili po fliste, kthehet për të parë dhe në atë moment është qëlluar për herë të dytë, ku më pas ish-kryeministri ka rënë në tokë.
Yamagami u tha hetuesve pas arrestimit se mbante mëri ndaj një grupi të caktuar dhe se arsyeja që e çoi të kryente këtë akt ndaj ish-kryeministrit ishte se besonte se Abe ishte i lidhur me këtë grup.
LEXONI GJITHASHTU
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës