250 mijë dollarë për Trashin, Partizani shet mbrojtësin në Kuvajt

22 Qershor 2020 | 15:04

Nga sezoni i ardhshëm, Lorenc Trashi do të jetë pjesë e skuadrës së Al Qadsia. Mbrëmjen e së dielës, klubi nga Kuvajti dhe kampionët në fuqi të Shqipërisë kanë zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes mes palëve për transferimin e 28-vjeçarit.

Trashi ka firmosur një kontratë 5-vjeçare por edhe pse lojtari ka nënshkruar kontratën mesditën e së dielës në Tiranë, ai është i detyruar që të presë lirimin e masave në mënyrë që të udhëtojë drejt Kuvajtit, për t’u bashkuar me skuadrën e re.

Partizani do të marrë 250 mijë dollarë nga ky transferim, ndërsa vetë lojtari do të përfitojë mbi 1 milion dollarë gjatë aventurës së tij në Kuvajt. Me Partizanin, Trashi u aktivizua për 6 sezone ku arriti që të fitonte dhe titullin kampion në sezonin 2019-2020.

Ky është transferimi i dytë i Partizanit, pasi në merkaton e janarit, skuadra e kuqe transferoi Jasir Asanin tek skuadra e AIK.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026