Arrin në 15 numri i viktimave nga sulmi me armë në Johanesburg

10 Korrik 2022 | 17:47

Ka shkuar në 15 numri i viktimave nga sulmi me armë në një lokal në qytezën Soweto të Afrikës së Jugut.

Sipas policisë, persona të armatosur hynë në lokal në orët e para të mëngjesit të së dielës dhe filluan të qëllonin ndaj një grupi të rinjsh, shkruan BBC.

Më pas ata janë larguar nga vendi i ngjarjes me një minibus të bardhë, teksa ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Viktimat mendohet të jenë të moshës 19 deri në 35 vjeç. Policia është në kërkim të të dyshuarve, identiteti i të cilëve mbetet i panjohur.

Ndërsa, disa të plagosur ndodhen në spital në gjendje kritike për jetën. Banorët u shprehën të indinjuar me policinë, pasi sipas tyre iu deshën të paktën 5 orë që të vinin në vendngjarje.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se Gjykata Ndërkombëtare Penale kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026

Shpërthen tuberkulozi në burgun federal të emigracionit në Kolorado, sëmuren 12 të burgosur

Të paktën 12 persona të ndaluar në një burg federal emigracioni në Kolorado janë prekur nga tuberkulozi ditët e fundit dhe dhjetëra të tjerë thuhet se janë...
18:08 | 14/07/2026

Kuvajti aktivizon mbrojtjen ajrore, ushtria: Po sulmojmë objektivat armiqësore

Ushtria e Kuvajtit tha të martën se forcat e saj “aktualisht po sulmojnë objektiva ajrore armiqësore” në hapësirën ajrore të vendit. “Çdo tingull shpërthimi që...
18:07 | 14/07/2026