Gazjellësi Nord Stream 1 ndërpret furnizimin për 10 ditë, Europa e shqetësuar
Nord Stream 1, gazsjellësi më i madh i vetëm që transporton gazin rus në Gjermani, nis sot të ndërpresë rrjedhjen për të paktën 10 ditë, për arsye mirëmbajtjeje.
Disa qeveri, tregje dhe kompani evropiane shqetësohen se mbyllja mund të zgjatet. Tubacioni Nord Stream 1 transporton 55 miliardë metra kub (bcm) gaz në vit nga Rusia në Gjermani nën Detin Baltik.
Muajin e kaluar, Rusia reduktoi flukset në 40% të kapacitetit total të tubacionit, duke përmendur kthimin e vonuar të pajisjeve që janë për riparim në Kanada.
“Nord Stream 1 riparohet gjithmonë gjatë verës, kur gazsjellësi mbyllet, zakonisht për 10 ditë. Por duke pasur parasysh modelin që kemi parë, nuk do të ishte befasuese nëse gjenden disa detaje të vogla teknike dhe më pas ata të thonë, ‘nuk mund ta ndezim përsëri; sepse kemi gjetur diçka gjatë mirëmbajtjes dhe kaq.’ Pra, në këtë aspekt, situata është disi e tensionuar”, u shpreh pak ditë më parë ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck.
Gjermania dhe pjesa tjetër e Evropës po përpiqen të reduktojnë varësinë e tyre nga importet ruse të energjisë. Evropa tani ka frikë se Rusia mund të zgjasë mirëmbajtjen e planifikuar për të kufizuar më tej furnizimin me gaz evropian
Që nga marsi, Rusia ka ndërprerë plotësisht furnizimin me gaz për disa vende evropiane që nuk përmbushën kërkesën e saj për të paguar në rubla.
LEXONI GJITHASHTU
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta