Haradinaj mbi dialogun Kosovë-Serbi: AAK-ja ka përfaqësuesin e saj në Uashington
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend, veçanërisht për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Ish-kryeministri Haradinaj tha se partia e tij e cila është në pushtet do ta ketë përfaqësuesin e saj në takimin e Uashingtonit, i cili do të mbahet më 27 qershor
“Delegacioni përbëhet nga institucionet e vendit dhe me siguri në delegacion do të jetë përfaqësuesi i AAK, nga ata që janë në qeveri”, tha Haradinaj.
Haradinaj tha se i beson procesit të dialogut, ku në krye është Amerika.
“Një garanci për ne është që këtij dialogu i prijnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës..”
Ai përmendi tri parimet e dialogut: mosnegocimi i territorit dhe kufijve, parimi i karakterit unitar dhe ruajtja e kushtetutshmërisë, mbi të cilat tha se AAK e mbështet delegacionin e Kosovës në Uashington.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian u ndërpre në kohën kur ish-kryeministri Haradinaj vendosi taksën 100%. I pyetur se a ka informacion se kush do ta udhëheqë dialogun, kryeministri apo presidenti, ai u përgjigj: “Po më duket se ambasadori Grenell”.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet