Serie-A, Juventus rikthehet te suksesi, Ronaldo e Dybala vendosin fatin e bardhezinjve në Bologna

23 Qershor 2020 | 08:43

Pas dy barazimeve në Kupën e Italisë, Juventus është rikthyer tek fitorja në kampionat.

Bardhezinjtë mundën 2-0 Bolonjën në transfertën e së hënës duke u dhënë sinjalin e qartë ndjekësve se dështimi në Kupë nuk e ka ulur ritmin.

Skuadra e Maurizio Sarrit hipotekoi gjithçka që në pjesën e parë, duke shënuar dy herë me Ronaldon e më pas Dybalan.

Fillimish, portugezi shndërroi në gol një njëmbëdhjetëmetërsh, i cili u akordua pas shqyrtimit të video-asistencës teknike.

Për 35-vjeçarin, i cili është kritikuar jo pak ditët e fundit, ky ishte goli i 22-të për këtë sezon.

Më pas ishte radha e Dybalas, për të dhuruar spektakël, me një gol mjaft të bukur nga jashtë zone.

Pas këtij suksesi, Juventus shkon në kuotën e 66 pikëve duke mbetur në krye të kampionatit.

Sukses ka arritur edhe Milani, që nuk gaboi në transfertën kundër Lecces duke fituar me rezultatin 4-1.

Një sukses mjaft i rëndësishëm për kuqezinjtë edhe për sa i takon renditjes pasi i mban në garë për një vend në kupat e evropës sezonin e ardhshëm.

Aktualisht kuqezinjtë janë në vendin 7 të renditjes në kuotën e 39 pikëve, po aq sa Napoli i vendit të gjashtë.

Napolitanët kanë një ndeshje më pak, por e kanë siguruar pjesëmarrjen në Evropë pas triumfit në kupën e Italisë përballë Juventusit.

 

Lexoni gjithashtu:

Serie-A, Interi rikthehet te fitorja, Gjimshiti protagonist me Atlantën

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026