‘Serbët duhet të jetojnë në një shtet’, Serbia reagon për deklaratën e Vulin
Ministrja e Minierave dhe Energjisë e Serbisë, Zorana Mihajlloviç ka reaguar në lidhje me deklaratën e ministrit serb për Punët e Brendshme, Aleksandër Vulin i cili tha se për stabilitetin e Ballkanit duhet që të gjithë serbët të jetojnë në një shtet.
Mihajlloviç u shpreh se deklarata e Vulin, nuk është qëndrim zyrtar i qeverisë së Serbisë.
Sipas saj, ministri mund të shprehë mendimet e tij si qytetar, por theksoi se deklarata nuk duhet të merret si qendrim zyrtar.
“Deklarata e Vulnit nuk është politikë zyrtare e qeverisë së Serbisë. Si qytetar, ai ka të drejtë t’i shprehë të gjitha dëshirat e tij, aspiratat dhe ëndrrat, por një gjë e tillë nuk është qëndrim zyrtar i qeverisë”, tha Mihajlloviç.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Serbi, e cila ka thënë se ajo nuk është në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit apo aspiratat evropiane të Serbisë.
Më 10 korrik, në një intervistë për mediat serbe, Vulin deklaroi se mënyra e vetme që Ballkani të ketë stabilitet, është që serbët të jetojnë në një shtet.
LEXONI GJITHASHTU
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta