Fitore historike në Moldavi, Shqipëria e Rejas bind opinionin sportiv

15 Tetor 2019 | 09:26

Pas humbjes dramatike me Turqinë, Shqipëria arrin fitore historike në fushën e Moldavisë. Kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 0-4, duke regjistruar suksesin më të thellë jashtë fushe.

Tre golat e parë, të realizuar në harkun kohor prej 18 minutash, shënuan një rekord të ri. Trajneri Reja kishte bërë pak ndyshime që prej ndeshjes me turqit, ku Trashi kishte zënë vendin e Lenjanit, ndërsa kapiteni Abrashi zëvendësonte Memushajn në mesfushë.

Goli i Cikalleshit i hapi udhë suksesit të Kombëtares, ndërsa pas tij, Bare dhe Trashi hipotekuan suksesin që në pjesën e parë. Pas rasteve të shpërdoruara në ndeshjen e pak ditëve më parë, Manaj e gjeti rrjetën vetëm pak sekonda para fundit dhe ktheu në gol një pasim të Roshit.

Trajneri Edoardo Reja është shprehur se dëshiron të vazhdojë projektin e nisur me Kombëtaren e Shqipërisë, ndërsa sinjale pozitive tashmë janë dhënë edhe nga presidenti Duka.

Performanca e ekipit e ka bindur opinionin sportiv se përvoja e italianit mund ta rrisë nivelin e skudrës përfaqësuese.     

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026