‘Butrinti si mall tregu’, arkeologu: Pse e kaluan te Komisioni i Ekonomisë?
Arkeologu Apollon Baçe thotë se Parku Kombëtar i Butrintit po trajtohet si mall tregu, për shkak se marrëveshja për menaxhimin, u kalua te Komisioni i Ekonomisë dhe jo i Kulturës.
Baçe u shpreh se të gjitha ndërtimet që do të bëhen në atë zonë, do të realizohen me paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Sipas Baçes, kjo marrëveshje është skandaloze dhe ndër më të këqijat që qeveria ka bërë.
“Dihet që do votohet. Fjalia e vetme që kemi dëgjuar në këtë mes, është kjo që do bëhet si themi ne, ngaqë ne e dimë çfarë bëjmë, ne që jemi specialistë nuk e dimë çfarë bëjmë. Duke filluar nga gjëja më e pakët. Butrinti pse duhet të kalojë në Komisionin e Ekonomisë dhe jo atë të Kulturës. Do të thotë që është mall tregu.
Të gjitha ndërtimet që do bëhen aty, jashtë Butrintit, kazinotë, restorantet do bëhen me paratë e popullit. Lekët e mbledhura nga Butrinti do i fusin ata dhe në bazë të marrëveshjes, fondacioni do investojë 0,6% të fitimit vjetor që do ketë. Kemi bëjmë me një akt të pashoq, në krahasim me PPP-të e tjera, është më skandalozi”, theksoi ai.
Aktiviste të shoqërisë civile, janë në protestë para Kuvendit, në ditën që diskutohet dekreti i Presidentit Ilir Meta që ka kthyer për shqyrtim marrëveshjen për menaxhimin e Butrintit.
LEXONI GJITHASHTU
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset