Linjat ajrore anulojnë mbi 25 mijë fluturime të planifikuara në gusht

16 Korrik 2022 | 22:00

Linjat ajrore në të gjithë botën kanë anuluar më shumë se 25,000 fluturime nga oraret e tyre të fluturimeve për muajin gusht, me rreth 60 për qind të tyre në Evropë.

Një numër kaq i lartë i anulimeve vjen pas mungesës së stafit dhe çështjeve të tjera me të cilat janë marrë aeroportet në Evropë dhe më gjerë në botë, raporton SchengenVisaInfo.com .

Të dhënat më të fundit të siguruara nga Cirium tregojnë se aktualisht Evropa është zona më e prekur. Deri më tani, në Evropë janë anuluar gjithsej 15,788 fluturime që ishin planifikuar të fluturonin në gusht.

Megjithatë, edhe pse ky është një numër i lartë i anulimeve të fluturimeve, ai përfaqëson vetëm dy për qind të të gjithë orarit të fluturimeve për në Evropë në gusht.

Sipas Cirium, numri më i madh i fluturimeve për muajin gusht janë anuluar nga Turkish Airlines. Ky i fundit anuloi 4408 ngritje vetëm javën e kaluar.

Turkish Airlines pasohet nga British Airways me 3600 fluturime të anuluara, easyJet me 2045 fluturime të anuluara, Lufthansa me 1888 fluturime të anuluara dhe Wizz Air me 1256 fluturime të anuluara.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026